Sondazhi/ Rritja e rasteve të koronavirusit, 77% e shqiptarëve kundër rikthimit të karantinës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.06.2020, 01:14

Ditët e fundit është vënë re një rritje drastike e rasteve të koronavirusit në Shqipëri.

Referuar të dhënave zyrtare, të cilat kanë "pikëpyetjet" e veta, vetëm gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 67 raste të reja, shifër kjo e cila përbën numrin më të lartë të personave të infektuar brenda një dite, që prej shpërthimit të epidemisë në vendin tonë.

Në lidhje me rritjen e rasteve të reja, kryeministri i vendit, Edi Rama, paralajmëroi pak ditë më parë se nëse situata do të vijojë me këto ritme, ose do të ketë shtim të rasteve, ashtu siç po ndodh ditët e fundit, i gjithë vendi do të futet sërish në karantinë.

Mirëpo, izolimi i vendit shkaktoi një "tërmet" të vërtetë ekonomik, që solli falimentimin e qindra bizneseve në të gjithë vendin, po ashtu karantina nxorri në pah edhe varfërinë e tejskajshme të mijëra familjeve shqiptare, të cilat nuk siguronin dot as bukën e gojës.

Në lidhje me këtë situatë delikate sa i përket pandemisë në vendin tonë, JOQ Albania zhvilloi një sondazh për të krijuar një panoramë më të qartë se si do të reagonin shqiptarët në rast se vendi do të kthehej sërish në karantinë.

Pyetja e sondazhit ku morën pjesë më shumë se 47 mijë qytetarë shqiptarë ishte:

A jeni të gatshëm të ktheheni sërish në karantinë nëse rritet numri i të infektuarve me Covid-19?

Në rezultatin përfundimtar të sondazhit, 77% e qytetarëve shqiptarë janë shprehur kundër kthimit në karantinë, ndërsa 23% e tyre mendojnë se janë të gatshëm për t'u ri-izoluar në rast të përkeqësimin të situatës së rasteve të Covid-19 në vend.

Kjo dëshmon qartë se shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë nuk do të dëshironin të ktheheshin dhe njëherë në karantinë, ku do privoheshin nga shumë të drejta themelore.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit