“Sa të kem Sandrin, s’ka bir k*rve…”, si Administratorja e Frangajt nuk i paguan rrogat e Digitalb

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.06.2020, 20:21

Prej disa ditësh, aksioneri me 2.17% në DIGITALB, Aleksandër Frangaj, ka bllokuar pagat e kompanisë, duke e kushtëzuar çdo pagesë me rifutjen e TV Klan në platformë, nga e cila u shkëput me dëshirën e tij, një vit më parë.

Në media ka qarkulluar se Frangaj, i ka bllokuar pagesat duke përdorur Administratoren e tij në DIGITLAB, Eglantina Lamajn, njëherësh sekretare në TV Klan.

Kjo ka shkaktuar reagim tek punonjësit e DIGITALB, të cilët kanë firmosur një peticion kundër Frangajt dhe Eglës.

Vetë Frangaj, e mohoi dje se bllokuar pagat e punonjësve, përmes Eglantinës dhe u betua para ligjit dhe moralit se kjo nuk është e vërtetë.

Sot “Gazetaatdheu.com” ka siguruar një sms në whatsapp, mes dy Administratorëve të DIGITALB, Redi Lamajt dhe Eglantina Lamaj.

I pari, Redi i kërkon Eglës të paguhen të gjitha detyrimet, përfshi pagat e punonjësve sepse ndryshe ata si Administratorë ose të largohen ose do mbajnë përgjegjësi ligjore.

Ndërsa siç duket nga teksti, Eglantina i përgjigjet, se nuk ka ndërmend të firmosë asgjë.

Më poshtë, mes rreshtave, natyrisht ka dhe një vlerësim për Aleksandër Frangajn, i cili sipas Eglës sekretares e mbron nga “çdo bir kurve”.

Kjo pjesë në fakt tregon më shumë për raportin e Aleksandër Frangajt me sekretaren e vet.

Pas kësaj prove pritet përgjigja e Aleksandrit, që mesa duket do mbahet mend si njeriu që ka më shumë shtëpi se çorape.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit