Sondazhi/ Shuplakë popullore, 94% e qytetarëve nuk kanë më besim tek politika shqiptare

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.06.2020, 01:57

Është fakt që pjesa më e madhe e shqiptarëve janë të zhgënjyer nga jeta e tyre në Shqipëri.

Një pjesë e tyre, kryesisht të rinj, kanë zgjedhur të largohen jashtë vendit për një jetë më të mirë, për shkak të mundësive të limituara për ndërtimin e një të ardhme të konsoliduar që u ofrohen pas studimeve, ndërsa të tjerëve që jetojnë këtu thuajse "u ka ardhur shpirti në majë të hundës" me jetesën e këtushme.

Po ashtu, padrejtësitë sociale, pabarazia, korrupsioni në nivele të frikshme, abuzimi me paratë e grumbulluara na taksat e qytetarëve, "tallja" e politikanëve me hallet e shqiptarëve, janë ndër arsyet kryesore që kanë bërë që shumica e shqiptarëve të besojnë e të thonë bashkarisht se "ky vend nuk bëhet më".

Sot do të ndalemi tek politika shqiptare, e cila është arsyeja kryesore se pse vendi ynë ndodhet në këtë gjendje të mjerueshme.

Politikanët u premtuan shqiptarëve "parajsën", por kushdo që mori pushtetin, i dërgoi zvarrë në "ferr", duke i varfëruar gjithnjë e më tepër dhe duke i vrarë gjënë më të shtrenjtë, "shpresën për të ardhmen".

Përballë këtij "teatri të madh" që politika luan çdo ditë me jetën e shqiptarëve, JOQ Albania zhvilloi një sondazh ku pyetja ishte për besimin që qytetarët kanë tek politika jonë.

Dhe rezultati ishte befasues dhe një shuplakë popullore ndaj të gjithë politikanëve shqiptarë!

Nga mbi 21 mijë qytetarë që u bënë pjesë e sondazhit, 94% e tyre pohuan se nuk kanë besim tek politika shqiptare. Vetëm 6% e të anketuarve kanë besim tek politika shqiptare, një shifër totalisht e papërfillshme, e cila dëshmon dhe njëherë që shqiptarët ndihen të "tradhtuar" e "të pashpresë" se politika do bëjë diçka të mirë për ta në të ardhmen.

Andaj, mund të themi me plot gojën se populli shqiptar është lodhur nga premtimet-mashtrime të politikanëve, të cilët gjëja më e mirë që mund të bëjnë është "aktrimi me hallet e shqiptarëve" dhe sigurisht "vjedhja haptazi e parave të taksapaguesve shqiptarë".

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit