Kompania Albtelecom, ëhstë ajo e cila ofron shërbimin më “copë” të internetit, fakt ky për të cilin jemi të vetëdijshëm të gjithë.
Jo pak herë kjo kompani është përballur fuqimisht me zëmërimin e madh të qytetarëve që po vidhen, pasi përgjegjshmëria e tyre mbi shërbimin mund të themi që është zero.
Ndonëse në të gjithë vendet e Europës, kompanitë celulare ofrojnë edhe internet falas për abonentët e tyre, duke u solidarizuar me ta, pas një periudhe të vështirë pandemie, Albtelecom, ku e ku të rrjepë shqiptarët.
E teksa kjo të harrohet nga shqiptarët, ata janë duke u përballur edhe me cilësinë e internetit që lë shumë për të dëshiruar.
Një qytetar ka denoncuar sot në redaksinë e JOQ ALBANIA, sesi ai nuk mund të hapë asgjë në ëeb, për shkak të cilësisë së dobët të internetit.
Aq më tepër ai ndodhet në qendër të Tiranës, ku pritet që shërbimi të jetë maksimal, por mesa duket Albtelecom s’do t’ia dijë për asgjë.
Kur vjen momenti i pagesave, kompania Albtelecom nuk ngurron që të të dërgojë mesazhin e debitorit menjëherë, ndërsa kur kërkon shërbim cilësor, ndodh që telefoni edhe mos të të hapet.
Qytetari denoncon: