Deputeti i PS që doli në përgjimet e BILD s’pyet për Ramë e as për ligj, hap pishinën e resortit në Dajt

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.06.2020, 19:40

"Do të vijojnë të jenë të ndaluara deri më 23 qershor, aktivitetet kulturore, kinema, teatër, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferenca, dëgjesa publike, tubimet e çdo lloji, duke bërë dhe një thirrje për të mos patur përsëritje të grumbullimeve masive, efektet e të cilave do të ishin shumë të dëmshme."

Kështu deklaroi pak ditë më parë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila njoftoi se cilat do të jenë aktivitetet që do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura deri më 23 qershor, ku midis tyre janë edhe pishinat, për fazën e dytë të rihapjes.

Mirëpo, siç ndodh rëndom në Shqipëri, të parët që nuk zbatojnë dhe shkelin rregullat janë vetë ata që i hartojnë e urdhërojnë, si dhe ata që janë mbështetës, ortakë, të afërm apo familjarë të këtyre personave. Dhe kjo gjë është manifestuar sërish së fundmi, teksa një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku denoncon hapjen e një pishine në Tiranë.

Sipas denoncuesit, bëhet fjalë për resortin "Select Hill", që sipas tij është në pronësi të kryetarit të Njësisë Administrative Dajt, Kujtim Qefalia dhe vëllait të tij, deputetit rilindas, Xhemal Qefalia.

Siç shihet dhe në videon e dërguar nga qytetari, resorti luksoz që ndodhet në Linzë, është hapur dhe ka vijuar normalisht aktivitetin, ndonëse duhen edhe 16 ditë që të lejohet hapja e pishinave.

Ajo që vlen të theksohet se ky resort luksoz ndodhet shumë pranë Surrelit, ku banon dhe kryerilindasi Rama.

Ky është një tjetër rast flagrant i aplikimit të standardeve të dyfishta, ku të jesh pjesë ose të kesh lidhje të afërta me "Rilindjen" mund t'i shkelësh me këmbë të gjitha rregullat, dhe nuk të hyn asnjë gjemb në këmbë, ndërsa biznesmenë të tjerë, të cilët nuk janë të përfshirë në këtë sekt që po "masakron" çdo ditë e më tepër popullin shqiptar, duhet të mbajnë përgjegjësi për shkeljet e tyre.

Por ky nuk është rasti i parë që "Rilindja" favorizon 'të sajët', dhe ndonëse ka pasur denoncime të panumërta për të tilla fenomene, përfshirë edhe fusha të tjera të jetës.

Denoncimi i plotë:

Pershendtje joq shifni cfar behet ne pishinat e deputeteve te ps dhe kryetarit te njesise dajt kujtim qefalia dhe vellai i deputetit Xhamal qefalia. Shikoni resort select ka hapur pishinat. Selekt ndodhet ne linze, afer baneses se kryeministrit. Pishinat jane nje nga aktivitetet e ndaluara deri me date 23. Pse i ka hapur ? Valle ka mare leje nga kryeministri ? Vetem ky ?

View this post on Instagram

🤔

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on

Vetëm pak ditë më parë JOQ publikoi ekskluzivisht lajmin se vëllait të Qefalisë, Lulzimit i ka rënë shorti jorastësor të përfitojë një tender me vlerë 500 milionë lekë.

Por përveç këtij tenderi, kompania "Dajti Park 2007" ka arritur të fitojë që nga 2016 deri në 2019, 13 tendera nga bashki të ndryshme të vendit, por më të shumtat i ka nga Bashkia e Tiranës.

Qefalia në përgjimet e BILD

Rikujtojmë se deputeti Xhemal Qefalia ka qenë i përfshirë edhe në përgjimet e shit-blerjes së votës të publikuara nga Bild. Në video përgjimin Numër 2 është duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me deputetin Xhemal Qefalia.

Në këtë bisedë deputeti Qefalia i thotë Agës së do vijë Flamur Noka për të kontrolluar. Ai i tregon se ishin edhe në grupin parlamentar ku u diskutua edhe për shefin e policisë, Robert Aga.

Audio përgjimi 2:

Xhemal Qefalia: Berti

Shef i policisë së Dibrës: Po shoku im

Xhemal Qefalia: Mos e vrit trurin, Flamuri është i detyruar të bëjë politikë, po do i themi ne nesër s;ke pse e përmend më atë

Shef i policisë së Dibrës: Jo jo, ai le të vij dhe të kontrollojë ku t'i dojë qejfi

Xhemal Qefalia: Ça ka ai, ai ia fut kot, mundohet që të justifikojë. A e merr vesh ti se çfarë bëhet brenda PD-së, duke u zënë me njëri- tjetrin. Mos e vrit mendjen

Shef i policisë së Dibrës: Jo unë i pata thënë, më sillni kartonin si Messi që ia mban Barcelona edhe të fitoni

Xhemal Qefalia: Tani kot ata, të kishin vënë ty ata, e fitonin ata.

Shef i policisë së Dibrës: Unë jam pjesë e PS-së dhe nuk e ndërroj as për 1 milion vjet.

Xhemal Qefalia: Nuk e vë në dyshim mo vlla, prandaj e thashë unë atë mbrëmë, ishin të gjithë grupi i P, s'ë besonin më.

Shef i policisë së Dibrës: Faleminderit, faleminderit, shyqyr që nuk thashë një fjalë tjetër unë aty. Unë e dija se ishte Gjiknuri

Xhemal Qefalia: Pse nuk e dije që ne ishim atje

Shef i policisë së Dibrës: Jo mo thashë ....(nuk dëgjohet)

Xhemal Qefalia: Ishte dhe Gramozi aty, ishte edhe Rama, ishin të gjithë dhe ra muhabeti jot, foli shumë mirë dhe Damiani në fakt dhe Blerina ...u thashë që ai mund të bëjë shumë ty. I thashë edhe atij Ulsiut që ta përforconte, që të mos kishte kundërshtim. U thashë mu më bën punë edhe në Tiranë ai, puna është që kudo që është ai i jep drejtim.

Shef i policisë së Dibrës: Ishalla mos më çojnë nga Bulqiza , të pushoj pak

Xhemal Qefalia: E pra e, që të çlodhesh një çik

Shef i policisë së Dibrës: Jo kam nevojë që të pushoj pak, sinqerisht...

Xhemal Qefalia: Ikën ato ë?

Shef i policisë së Dibrës: Po, po i përcolla tani, të lumtur

Xhemal Qefalia: Për drekë them unë

Shef i policisë së Dibrës: Jo mo hëngrën, s;e di ça bën a hëngën , a koktej

Xhemal Qefalia: Drekë, drekë

Shef i policisë së Dibrës: Mirë shefi

Xhemal Qefalia: Mirë vëlla, tr*pin, të bëhet më e mira për ty, mos e vrit mendjen për ata...ta tha edhe mbrëmi "ai" ty, mos ashu gjë nga ato

Shef i policisë së Dibrës: Jo, ai ma tha në ligjëratë të drejtë, ma shpërlau gojën

Xhemal Qefalia: Prandaj po them unë

Shef i policisë së Dibrës: Mirë vllë, hajde të përshëndes, ciao

Xhemal Qefalia: Ciao

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit