“Dajti Park” e vëllait të Xhemal Qefalisë të PS 6 mlrd lekë për 4 vite, ende gllabëron para publike

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.02.2020, 12:10

Një pjesë e konsiderueshme e parave publike shpërndahen “pa zhurmë” tek zyrtarët dhe biznesmenët që kanë lidhje të forta me “Rilindjen”.

Një prej kompanive që ka përfituar gjatë këtyre viteve është edhe “Dajti Park 2007”, e cila ka si aksioner kryesor, Desart Kalajën dhe Lulzim Qefalinë, i cili është edhe vëllai i deputetit socialist Xhemal Qefalia.

Këtë gjë e tregon mjaft mirë edhe tenderi i fituar së fundmi nga kjo kompani.

Tenderi me objekt “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për SUOGJ,Koco Gliozheni” i cili është bërë nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara.

SPECIFIKAT E TENDERIT

Nga ky shërbim të cilin do të kryejë për 4 vite, vëllai i deputetit rilindas do të përfitojë 500 milionë lekë.

Por përveç këtij tenderi, kjo kompani ka arritur të fitojë që nga 2016 deri në 2019, 13 tendera nga bashki të ndryshme të vendit, por më të shumtat i ka nga Bashkia e Tiranës.

Ndërsa sipas Thesarit të shtetit, “ Dajti Park 2007”, për vitet 2015-2019, ka përfituar nga buxheti i shtetit 6 miliardë lekë.

Historia e veçantë e “ Dajti Park 2007”

Kompania “Dajti Park 2007”, ka një histori të veçantë. Është krijuar në vitin 1999 nga Kujtim Qefalia, fillimisht me emrin “Qefalia shpk" .

Në vitin 2004, ai e ndryshon emrin e kompanisë, duke e quajtur “Vllaznimi”.

Në vitin 2007, ai u zgjodh kryetar i Komunës Dajt dhe u gjet në kushtet e konfliktit të interesave, Qefalia ia “dorëzoi” formalisht kompaninë shtetasit Ylber Kalaja.

Ajo e mbajti këtë emër deri në korrik 2016, kur, pas një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda për korrupsionin me tenderat e ushqimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, në listën e të arrestuarve ishte edhe pronari i saj, Ylber Kalaja.

Vetëm një javë pas arrestimit,në kohën kur gjendej ende në paraburgim, Kalaja vendosi t'ia ndryshojë tërësisht emrin kompanisë, duke e quajtur “Dajti Park 2007”

Pasi qëndroi disa kohë në paraburgim, Kalaja u lirua nga burgu dhe hetimët ndaj tij u vijuan në gjendje të lirë.

Për më shumë se dy vjet, nga korrikut 2016 deri në fund të vitit 2018, administratori i “Dajti Park 2007” ka qenë fillimisht i arrestuar, më pasnë gjykim dhe përfundimisht i dënuar për veprën penale të “Korrupsionit”. Por kjo situatë nuk e kishte penguar aspak kompaninë e tij garojë dhe të jetë fitues në tendera publikë, me shifra shumëmilionëshe.

Por më e çuditshmja ndodh në fundin e 2018-s, kur Kalaja vendos ta dhurojë kompaninë e tij që gllabëronte para nga tenderat. Ai i dhuron 50 % të aksionëve djalit të tij Desart Kalasë dhe 50 %, tjetër ia kalon vëllait të Kujtim Qefalisë, që në vitin 2007 ia kishte dhënë Ylberit. Lulzim Qefalia përveç se është vëllai i Kujtim Qefalisë, ai është edhe vëllai i deputetit socialist Xhemal Qefalia.

Rikthimi në kompani i Qefalisë ka bërë që kjo kompani të fillojë të fitojë tendera me shifra stratosferike, jo se më parë nuk e kishtë bërë këtë gjë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit