Shkatërroi Kodrën e Diellit, kush është oligarku që Veliaj i besoi shkatërrimin e Parkut Rinia?!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.06.2020, 18:31

Që oligarkët dhe "Rilindja" janë mish e thua, këtë e di një Shqipëri e tërë. Sekti "Rilindja" ka favorizuar një grusht biznesmenësh të fuqishëm, të cilëve u ka dhënë koncesione pafund me paratë e taksapaguesve shqiptarë, për të shfrytëzuar deri në grahmën e fundit pasuritë natyrore, duke betonizuar ç'tu dalë përpara.

Gentian Sula është një prej oligarkëve që njihet si shkatërruesi i Kodrës së diellit, por më gjerësisht është i njohur si pronari i kompanisë së ndërtimit AgiKons.

Së bashku me Shkëlqim Fushën, pronarin e "Fusha shpk", Gentian Sula njihet si një ndër miqtë dhe oligarkët më të afërt të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

"Afrimiteti" i Veliajt me Sulën ia bëri "bam" thuajse një vit më parë, ku Bashkia e Tiranës hapi tenderin me objekt “Rehabilitimin e parkut Rinia” me vlerë 78.705.775 leke pa TVSH.

Fituesi i këtij tenderi u shpall pikërisht kompania AgiKons, ku prokurorimi në fjalë kap vlerën e 1 miliard lekëve së bashku me TVSH-në.

Një ditë më parë, opozita ngriti akuza të forta në kryebashkiakut Veliaj, duke e akuzuar atë për shpërdorimin e këtij supertenderi, për të betonizuar rreth 6 mijë metra/katrorë në Parkun Rinia.

Mirëpo, skandali nuk mbaron me kaq, pasi punën që duhet të kryente AgiKons, e bëjnë punonjësit e ndërmararjes së pastrim gjelbërimit të Bashkisë së Tiranës, me qëllim që të inagurohej në 1 qershor, ashtu siç ndodhi.

Lidhjet e ngushta të kompanisë AgiKons me Bashkinë e Tiranës dhe "Rilindjen"

Dosja e kompanisë së ndërtimit “AGI KONS”, është e tej-mbushur me miliarda lekë, nga tendera e koncesione ndërtimi dhe shërbimesh publike, dhënë nga pushteti qendror e lokal majtas-djathtas.

Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se kompania “AGI KONS” e çiftit Sula, vetëm nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia Tiranë, ka marrë 13 miliardë lekë në dy vite, me 52 tendera ndërtimi e shërbimesh, me prokurim pa njoftim paraprak dhe pa garë, për gjoja “emergjenca”.

Pas denoncimeve të shumta në media, 5 muaj pas emërimit të saj në krye të autoritetit të (mos) hapjes së dosjeve, bashkëshortët vendosën, që në në datën 29.03.2017, të bëjnë shitjen fiktive 3.8 milionë euro të komapnisë, tek familjari i tyre Elvis Sula.

Shkëputja e tyre nga biznesi “AGI KONS” është bërë betëm në letra, për gjoja “konflikt interesi”, por tenderët e koncesionet me fonde shtetërore, po vazhdojnë, madje janë shtuar 20% si numër e 40% si vlerë, pa llogaritur “bizneset” me dosjet e zeza të ish-spiunëve, që janë akoma në pushtet, politikë, diplomaci, bashki, ushtri e polici dhe i kap ligji hapjes së dosjeve.

Ka edhe diçka tjetër tepër të rëndësishme...

Kompania AgiKons ka në pronësi të saj rezidencën "Kodra e Diellit 2", pikërisht ku banon Erion Veliaj, i cili ia ka blerë shtëpinë Gentian Sulës.

Të jetë koiçidencë, apo të gjitha këto janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën? A tregon kjo që Veliaj dhe oligarku Gentian Sulaj, kanë një marrëveshje të përbashkët?!

Erion Veliaj ka një vilë luksoze në këtë rezidencë, ku strehohen politikanë, oligarkë, VIP-a, kryebashkiakë, deputetë etj. Në këtë rezistencë, e përbërë nga blloqe shtëpish luksoze, të rrethuara me një mur të jashtëm dhe të mbrojtura me roje, janë të gjitha shërbimet ndryshe nga pjesët e tjera të qytetit.

Në lidhje me këtë skandal, gazetari investigativ, Kastriot Myftaraj, ka bërë enkas një emision, ku tregon atë që ai e cilëson si "vëllazërinë" midis kryebashkiakut të Tiranës dhe oligarkut, Gentian Sula.

Sipas gazetarit, nëse OFL-ja e shumëtrumpetuar do të shkonte në shtëpinë e Veliajt në rezidencën luksoze, ai nuk do të ishte në gjendje të justifikonte paratë me të cilën e blerë.

Ndër të tjera, Myftaraj shprehej pak ditë më parë në emisionin e tij:

Sot do të flasim për bëmat e një pushtetari me një oligark. Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe oligarku është Gentian Sulaj, biznesmen ndërtimi, shitësi që i ka shitur shtëpinë Veliaj në lagjen rezidenciale, Kodra e Diellit 2. Këto lagje janë disa blloqe shtëpish luksoze të rrethuara me një mur të jashtëm të mbrojtura me roje. Të gjitha shërbimet janë ndryshe nga pjesët e tjera të qytetit. Uji është 24 orë, ndriçimi është ndryshe. Brenda ka shërbime të një cilësie më të lartë se në pjesët e tjera të qytetit. Jetojnë në një flluckë mirëqënieje, pëlqejnë kodrat. Kjo tregon se ndjehen të kërcënuar nga populli të cilin e zhvatin. Ja keqpërdorin taksat dhe pasurinë sepse këto kërpudha gjigante që mbijnë njëri mbi tjetrin, janë prodhime të kulisave të errësirës, të punëve të pista. Erion Veliaj ka një shtëpi luksoze të cilën ai, nëse do t'i shkonte kërkesa e OFL-së që u shkon kriminelëve të rëndomtë që kanë qenë në emigracion, nuk do ishte në gjendje të justifikonte. Kjo sepse nuk ka veçse 6 vjet që paguhet me rrogë shteti si deputet, ministër dhe kryebashkiak. Duke llogaritur shpenzimet e tjera që ka pasur me udhëtimet jashtë shtetit si dhe garderobën që ndërron, do ishte e vështirë që ta justifikonte këtë pasuri. Edhe dasmën e ka bërë në kalanë e Gjirokastrës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit