Denoncimi/ “Kryebetonieri Veliaj shpërdoroi 1 miliard lekë për të prishur gjelbërimin e Parkut Rinia”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.06.2020, 00:21

Partia Demokratike ka ngritur akuza të forta ndaj Bashkisë së Tiranës.

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, përmes një postimi në rrjetet sociale, thotë se Bashkia e Tiranës ka shpërdoruar supertenderin një milidard lekësh, duke betonizuar 6 mijë metra/katror sipërfaqe të gjelbërt në Parkun Rinia.

Zhupa shkruan se bazuar në një verifikim të pamjes se si ishte parku para zhvillimit të tenderit dhe pas ndërhyrjes, rezulton se fushës së gjelbër i janë hequr rreth 6 mijë metra/katrorë, të cilat tashmë janë betonizuar.

Ajo thekson se betonizimi është e vetmja metodë pune që njeh kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e cilëson si "kryebetonier".

Postimi i Zhupës

PRO cdo këndi lojrash, KUNDRA shpërdorimit të parasë publike, KUNDRA paligjshmërisë, KUNDRA betonizimit që kryen Erion Veliaj.

Kryebetonieri Veliaj shpërdoroi 1 miliard lek per te prishur gjelberimin e nje parku per femije edhe te rritur, nje mjedis relaksues, lojrash ne natyre edhe i gjelber per ta bere ate gjoja si kend lojrash ne kundershtim edhe me ligjin dhe kriteret e Planit Urbanistik te Tiranes!

Referuar dokumentit të Strategjisë Territoriale të zhvillimit për Bashkine Tiranë është konsideruar Parku Rinia si hapesire te rendesishme ambientale ekologjike.

Është e dukshme që Bashkia Tiranë përpiqet ta propagandojë si një projekt modern por në të vërtetë nuk është asgjë tjetër veçse afera e rradhës me klientin e ngushtë Agikons shpk dhe betonizimi i të fundit hapësirë të gjelbër pranë qendrës së Tiranës duke i hequr Parkut një hapësire të gjelbërt rreth 6000 m2!

Betonizimi eshte e vetmja metode pune qe njeh Veliaj ne krye te Bashkise Tirane!”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit