Një shqiptar që ka humbur jetën prej pandemisë së koronavirusit në Gjermani, ka qenë bamirës i madh.
Myshyr Shabani, nga Gjilani i Kosovës njihej për veprat humanitare dhe bamirësia e tij kishte mbërritur edhe në Pakistan ku kishte hapur një burim duke u siguruar ujë të pijshëm familjeve të varfra atje.
Ai vdiq më 6 maj, pasi ishte infektuar me Covid-19, por projekti i tij i bamirësisë përfundoi sot.
Familja e Myshyrit i ka dërguar fotot dhe videon e përfundimit të këtij projekti për Mediafokus.info.
Në foto duket çezma që rrjedh ujë të pijshëm dhe është emërtuar me emrin e Myshyr Shabanit.
Dhe ky nuk është rasti i vetëm prej humanisti nga Myshyri. Mësohet se i ndjeri kishte ndihmuar edhe gjashtë familje shqiptare duke u rregulluar dokumentacionin e lejeqëndrimit të përhershëm në shtetin gjerman.
Myshyr Shabani kishte emigruar në Gjermani në vitet 90, dhe punonte si berber ndërsa pas vështirësive gjendja ekonimike e tij ishte stabilizuar.