Një bamirës i madh/ Shqiptari që humbi betejën me pandeminë ka ndihmuar mijëra familje në nevojë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.05.2020, 08:17

Një shqiptar që ka humbur jetën prej pandemisë së koronavirusit në Gjermani, ka qenë bamirës i madh.

Myshyr Shabani, nga Gjilani i Kosovës njihej për veprat humanitare dhe bamirësia e tij kishte mbërritur edhe në Pakistan ku kishte hapur një burim duke u siguruar ujë të pijshëm familjeve të varfra atje.

Ai vdiq më 6 maj, pasi ishte infektuar me Covid-19, por projekti i tij i bamirësisë përfundoi sot.

Familja e Myshyrit i ka dërguar fotot dhe videon e përfundimit të këtij projekti për Mediafokus.info.

Në foto duket çezma që rrjedh ujë të pijshëm dhe është emërtuar me emrin e Myshyr Shabanit.

Dhe ky nuk është rasti i vetëm prej humanisti nga Myshyri. Mësohet se i ndjeri kishte ndihmuar edhe gjashtë familje shqiptare duke u rregulluar dokumentacionin e lejeqëndrimit të përhershëm në shtetin gjerman.

Myshyr Shabani kishte emigruar në Gjermani në vitet 90, dhe punonte si berber ndërsa pas vështirësive gjendja ekonimike e tij ishte stabilizuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit