Harbohet policia pas hapjes së lokaleve/ Patrulla “tapë” del nga rruga dhe përplaset me shtyllën

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.05.2020, 20:28

Një aksident ka ndodhur pak më herët në zonën e Kombinatit por këtë herë protagonistët e ngjarjes janë punonjësit e rendit.

Sipas qytetarëve të pranishëm në vendin e ngjarjes një makinë policie rrezikoi të përplasë një makinë tjetër gjatë një parakalimi të gabuar dhe doli jashtë rrugës duke përfunduar në trotuar dhe duke përplasur një shtyllë.

Ndërsa po sipas qytetarëve polici që drejtonte makinën ishte i dehur dhe po e ngiste makinën me shumë shpejtësi.

Mesazhi i qytetarit për JOQ Albania:

Kombinat, përplaset me shtyllën policia se ishte polici tap. Parakaloi dhe hipi në trotuar se i doli një makinë tjetër para. Ishte me shpejtësi. Ky është shteti që kemi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit