Rama e Veliaj kërkojnë të shembin ‘TK’, Radoja: Është krim, do mbyteni me të keqen tuaj!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.05.2020, 21:50

Edhe aktori i njohur, Gulielm Radoja ka dalë kundër shembjes së "Teatrit Kombëtar".

Kujtojmë këtu se kryeministri Edi Rama u shpreh se ka 20 vite, që mendon se Teatri Kombëtar, duhet të shembet dhe kjo do të ndodhë tha ai.

Kurse aktori Radoja është shprehur se kjo është më shumë se turp. Radoja e ka cilësuar këtë gjë si krim. Fjala e tij:

Megjithëse jam prononcuar dy herë, e ndjej si detyrim të them dhe dy fjalë. Nuk ka gjë më të turpshme se kjo që po ndodh, por më shumë se sa turp, ky është një krim. Është një krim i atyre që thonë se ‘unë jam mbret e bëj cfarë të dua’, por ata do të mbyten në të keqen e tyre. Unë jam me ju, pavarësisht se jam në Durrës dhe nuk vij. Jam me ju miqtë e mi, ne do të fitojmë.

Sjellim në kujtesë se një grup artistësh dhe aktivistësh janë ngritur në protestë prej kohësh kundër shembjes së "Teatrit Kombëtar".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit