Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur sot në kryeqytet në zonën pranë digës së liqenit Artificial.
Katër punonjës të policisë kanë shtrirë përtokë dhe kanë dhunuar rëndë një adoleshent vetëm se kishte dalë jashtë orarit të lejuar për shkak të situatës së pandemisë.
Në video duken dy punonjës policie që i shtrengojnë me dhunë përtokë fytyrën të riut ndërsa edhe e qëllojnë me shpullë.
Më pas e ngrenë atë dhe e shoqërojnë drejt makinës ndërsa njëri prej policëve vijon ta dhunojë duke e qëlluar në shpinë.
Duket se i riu tenton të bëjë rezistencë ndërsa kjo ka ngjallur zemërim tek punonjësit që i bërtasin:
Ndërsa edhe kur i riu ngrihet pa bërë asnjë veprim kundër tyre qëllohet dhunshëm me shpullë. Duket se djali nuk është më shumë se 16-17 vjeç.
Një qytetar i pranishëm në vendin e ngjarjes ka nisur videon e rëndë në redaksinë e JOQ Albania.
Mesazhi i qytetarit të pranishëm në vendin e ngjarjes: