“Salillari” shkatërron lumin Mat me lejen e qeverisë, qytetari: Protestuam por na kërcënuan me gjoba

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15.05.2020, 14:40

Shqipëria ndodhet në një situate të vështirë përsa i përket pandemisë së koronavirusit. Qeveria iu bën thirrje shqiptarëve të qendrojnë brenda duke shmangur grumbullimet e shumta. Mirëpo kjo është kthyer në një favor ndaj tyre duke shmangur edhe protestat e qytetarëve.

Në një situatë të tillë koncesionarët e Rilindjes duket se po bëjnë namin me natyrën shqiptare.

E tillë është firma “Salillari”, e cila po kryen punime pa kriter në lumin Mat.

Qytetari denoncon se punimet po kryehen me mjete të rënda duke shkatërruar mjedisin natyror. Më e keqja e kësaj është se e gjitha po bëhet me lejen e Bashkisë Laç.

Disa banorë të zonës kanë dalë të protestojnë kundër këtij projekti në dëm të mjedisit shqiptar, por sipas qytetarit policia i ka kërcënuar me gjoba, pasi po thyhen rregullat ndaj pandemisë.

Qytetari denoncon:

Jan duke e prishur lumin mat me leje te bashkis lac edhe vjen policia per mos te len njerzit te protestoin duke i kercenuar se do ju vendose gjoba nga 100 mi lek per thyrje te rregullave te pandemis.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit