Megaskandali me Conad! Qytetarja denoncoi mallin e mykur që shesin, pronari Luan Leka s’e lë të futet në market

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.05.2020, 02:00

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur denoncime të panumërta që tregojnë se si supermarkete të ndryshme në vend shesin produkte të skaduara, ose jashtë çdo standardi, ndërsa institucioni përkatës, AKU, herë është në 'gjumë letargjik' e herë bën 'një sy qorr e një vesh shurdh', duke favorizuar oligarkët që i kanë në pronësi, të cilët shpesh herë rezultojnë të kenë lidhje të ngushta me qeveritarët dhe "Rilindjen".

Pak ditë më parë, JOQ Albania denoncoi një tjetër rast abuzimi me produktet ushqimore, i cili kishte të bënte me rrjetin e supermarketeve Conad Albania, i cili është në pronësi të biznesmenit Luan Leka, i cili po ashtu rezulton të jetë edhe pronar i kompanisë së njohur të prodhimit të sallamrave EHW dhe fabrikës së ujit Qafë-Shtama.

Një kliente e këtij supermarketi dërgoi në redaksinë tonë një foto të një pakoje makarona, të cilat edhe pse datën e skadencës e kishin të rregullt, ishin të mykura dhe të pakonsumueshme.

Mirëpo, denoncimi në JOQ Albania duket se i ka djegur personalisht zotit Leka, i cili i ka hyrë me themel kësaj çështjeje, duke zbuluar se kush ishte klientja që e denoncoi pakon me makarona të mykyra.

Pasi e ka gjetur se për cilën kliente bëhej fjalë, ai ka marrë një vendim të paprecendentë ndaj saj, që përbën një megaskandal të pazakontë.

Këtë gjë e ka zbuluar vetë denoncuesja e rastit, e cila ka dërguar së fundmi një mesazh në redaksinë e JOQ Albania ku tregon se nuk i është lejuar hyrja në dyqan.

Ajo ka dërguar edhe një video, ku me zë dhe figurë shihet se si roja i supermarketit deklaron se ka urdhër nga vetë zoti Leka për të mos e lejuar zonjën të futet në supermarketin në fjalë.

Denoncimi i plotë:

Përshëndetje JOQ, unë jam zonja që dërgova komentin me foton e makaronave të dëmtuara Conad. Po, pasi e emërova dyqanin, duke kaluar kartën Conad me emrin tim, nuk ishte e vështirë të gjesh emrin tim. Këtë mëngjes, duke shkuar në Conad për të bërë pazarin , zoti Luan Leka kishte dhënë urdhër që të mos më lejonin të hyja në dyqan. Ju keni videon që e demonstron. Faleminderit shume , me respekt Ledia

Tingëllon absurde, por videoja e mëposhtme është fakt dhe duket se tregon "fytyrën" e vërtetë të Lekës, i cili për interesat personale, është gati të zbulojë çdo klient që denoncon "të palarat" e produkteve që tregtohen në supermarketet e tij, duke vënë në rrezik shëndetin e konsumtarëve shqiptarë.

Mirëpo, ky urdhër i dhënë nga Leka nuk ka kurrfarë vlere, pasi ligjërisht është pa asnjë efekt ndaj klientit, pasi vetëm administratorit të kompanisë i takon ta bëjë gjë të tillë. Ndërkohë, skandali në këtë rast ka të bëjë me diskriminimin që i është bërë klientes në fjalë, e cila për shkak të opinionit që shprehu për një produkt të mykur, i është mohuar aksesi në një ambient privat të hapur për publikun.

Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi parashikohet qartë se kur një person trajtohet në mënyrë më pak të favorshme apo nëse do të trajtohej në mënyrë më pak të favorshme sesa një person tjetër në një situatë të ngjashme, kemi të bëjmë me diskriminim të drejtpërdrejtë.

Siç shihet në videon e mëposhtme, në market janë edhe shumë qytetarë të tjerë, ndërsa vetëm zonjës në fjalë nuk i lejohet hyrja.

Kjo ndodhi sepse kështu tha roja, i cili shprehet se është urdhëruar nga Leka, duke i kufizuar hyrjen në hapësirën private të hapur për publikun një qytetareje, kliente e kompanisë në fjalë.

Një kufizim i tillë mund të bëhet nga subjektet përkatëse vetëm në rastet kur personi mbart një rrezik të konstatuar nga organet kompetente, ose për shkak të kushteve dhe kategorive të bëra më parë publike, por që kurrsesi nuk mund të jenë të tilla që mund të përjashtojnë një person specifik dhe nuk kanë të bëjnë aspak me rastin konkret.

Moslejimi i zonjës, e cila ka bërë publik një medim të sajin në masë të gjerë në lidhje me një produkt të kompanisë në fjalë, që nuk përmbushte asnjë standard sigurie, për më tepër ishte një "minë me sahat" për shëndetin, ka kufizuar të drejtën e saj për të hyrë në një ambient privat të hapur për publikun e gjerë, gjë e cila përbën atë që ligjërisht cilësohet si "diskrimimin i drejtpërdrejtë".

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit