CONAD i oligarkut Luan Leka u merr paratë shqiptarëve dhe i jep produkte me myk

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.05.2020, 20:49

Siguria ushqimore supozohet të jetë çështja primare e kompanive apo supermarketeve që tregtojnë produkte konsumi për qytetarët shqiptarë.

Mirëpo, në praktikë ndodh ndryshe, pasi produkte të shumta ushqimore rezultojnë vijojnë të shiten në supermarkete edhe pasi u ka kaluar data e skandencës, duke u shndërruar kështu në një rrezik potencial për shëndetin e çdo konsumatori.

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur denoncime të panumërta që tregojnë se si supermarkete të ndryshme në vend shesin produkte të skaduara, ose jashtë çdo standardi, ndërsa institucioni përkatës, AKU, herë është në 'gjumë letargjik' e herë bën 'një sy qorr e një vesh shurdh', duke favorizuar oligarkët që i kanë në pronësi, të cilët shpesh herë rezultojnë të kenë lidhje të ngushta me qeveritarët dhe "Rilindjen".

Së fundmi, në redaksinë tonë ka mbërritur një tjetër rast abuzimi me produktet ushqimore.

Kësaj here bëhet fjalë për rrjetin e supermarketeve Conad Albania, i cili ndonëse disa kohë më parë u gjobit me 15 milion lekë për shitjen e produkteve të skaduara, sërish vijon "zakonin” që s’e ka harruar, duke treguar produkte ushqimore të skaduara, që në vetvete janë si një "minë me sahat" për shëndetin e konsumatorëve.

E megjithatë, kjo gjobë nga AKU ishte e papërfillshme krahasuar me dëmin që produktet e skaduara mund të shkaktojnë tek konsumatorët, të cilëve mund t'iu rrezikohet edhe jeta.

Por cili oligark fshihet pas CONAD, që tallet me sigurinë shëndetësore dhe besimin e konsumatorëve shqiptarë të cilët i falin të ardhurat që mund të kenë siguruar me mund për të mbijetuar?

Rrjeti i supermarketeve Conad Albania, është në pronësi të oligarkut Luan Leka, i cili po ashtu është edhe pronar i kompanisë së njohur të prodhimit të sallamrave EHW dhe fabrikës së ujit Qafë-Shtama.

Rasti më i fundit ka të bëjë me një pako makarona, të cilat edhe pse datën e skadencës e kanë të rregullt, rezultojnë të jenë të mykura, gjë e cila ka skandalizuar qytetarin që i ka blerë.

Oligarku Leka me siguri që ka dijeni për abuzimet e vazhdueshme të bëra në kompaninë e drejtuar prej tij, pasi raste të tilla janë denoncuar vazhdimisht edhe për produktet të cilat shiten të skaduara dhe me myk brenda në supermarket, raftet e të cilëve duket se kanë zënë merimanga.

Duket se kjo është taktikë e njohur nga rrjeti i supermarketeve Conad, ku datat e skandencës shpesh mbivendosen për të fshehur realitetin, rqste të denoncuara nga vetë konsumatorët e skandalizuar për cilësinë.

Kjo gjë është praktikë e njohur ku supermarketet, për të mos çuar dëm produktet që iu ngelen pa shitur, i ndërrojnë datën e skandencës, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e konsumatorëve.

Mesazhi i qytetarit për JOQ Albania:

Prsh JOQ. Te blera sot ne Conad pran Gardes ne Tirane. Skandal.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit