Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.05.2020, 13:11
Gazetari i JOQ Albania ka qenë i pranishëm në protestën e sotme në Sheshin Skënderbej prej ku po bënte transmetim live të dhunës së policisë ndaj qytetarëve.
Ndërsa ai është ndaluar nga policia për verifikim dhe badge të tij i janë bërë foto prej policisë ndërsa gazetari tregon se nuk e di arsyen e këtij veprimi.
Gazetari e ka pyetur për arsyen pse është fotografuar badge i tij por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga polici i cili largohet prej tij madje punonjësi i rendit ka guxuar të japë “leksion” edhe për rregullat e gazetarisë.
Lidhur me incidentin ka folur edhe vetë gazetari i JOQ Albania:
Une jam nje gazetar i JOQ Albania prej mbi 2 vitesh dhe raportoj nga terreni me video live cdo ngjarje apo padrejtesi qe kryhet nga individe apo nenpunes shteteror. Sot ne nje proteste qytetare ne Sheshin Skenderbej, pervec shoqerimit me force te shume qytetareve nga forcat e policise, nderkohe qe po raportoja live e po shkoja drejt nje qytetari qe po e shoqeronin disa polic, me ndalojne disa punonjes te tjere policie duke me kerkuar te kthehesha mbrapsht. Ne momentin qe tregoj bexhen e gazetarit, afrohet nje tjeter shef policie e me kerkon te shohe bexhen e gazetarit. Nuk u mjaftua me kaq e i ben foto me telefonin personal te dhenave te mia qe ndodheshin ne bexhe. Ky eshte rasti i pare qe nje polic me ndalon e mbi te gjitha i ben foto bexhes sime me celularin personal. Ky lloj intimidimi nuk me tremb sepse do vazhdoj te kryej detyren time sikurse kam bere perhere por jam i sigurt qe marrja e te dhenave te mia, do perdoren per te me identifikuar dhe intimiduar ne jeten time personale jashte profesionit qe une kryej. Momenti i ndalimit tim eshte filmuar nderkohe qe po raportoja live ne JOQ Albania, ne median ku une punoj.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR