‘Rikthehet’ koronavirusi në Durrës, kinezi i infektuar dërgohet me urgjencë në ‘Infektiv’

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.05.2020, 14:19

Sot ISHP konfirmoi 8 raste të reja me koronavirus në Shqipëri ku njëri prej tyre u shënua në qytetin e Durrësit.

Durrësi doli nga harta e qyteteve të prekura por duket se pandemia është rikthyer me rastin e sotëm.

Nga burimet e ABC News, mësohet se i infektuari është një 71-vjeç dhe shtetas kinez, i cili jeton në zonën e Plazhit në Durrës.

Në deklaratën e tij ai ka treguar se ka qëndruar gjatë gjithë kohës në shtëpi çfarë e ka bërë të pamundur konstatimin e mënyrës së infektimit.

Shtetasi kinez ka patur komplikacione ndaj edhe është dërguar me urgjencë drejt kryeqytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit