Festë “të çmendur” me muzikë dhe alkool, gjobiten infermierët dhe mjekët shqiptarë që shkuan me mision në Itali

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.04.2020, 11:36

Përfundimi i misionit për ndihmë mjekësore në Itali nuk ka qenë dhe aq i mirë për infermierët dhe mjekët shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se disa mjekë e infermierë shqiptarë nga ekipi i 30 mjekëve që do të kthehen sot për në Tiranë janë gjobitur me 500 euro.

Mjekët dhe infermierët shqiptarë po festonin me alkool dhe muzikë në dhomën e hotelit ku ishin akomoduar.

Duke qënë se këto festime prej kohësh janë ndaluar në shtetin fqinj, pronari i hotelit ka njoftuar policinë dhe ndaj tyre është vendosur gjobë. Mësohet se shumica janë gjobitur me 500 euro për mos respektim të rregullave e 2 prej tyre janë denoncuar për rezistencë e fyerje ndaj forcave të rendit.

Gianpaolo Natali, këshilltar i Fratelli d'Italia në komunën e Brescia tha:

Ne duhet të sqarojmë se çfarë ndodhi mbrëmë dhe kushdo që është përgjegjës do të duhet të përgjigjet për të. Do të kërkojmë ta analizojmë rastin në parlament, pasi nuk është mirë që ata të kthehen më 500 euro gjobë kur kanë ardhur për të ndihmuar.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet shqiptare.

Burimi: corriere.it | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit