Sot izolim total, 12-vjeçari laçjan i bën karshillëk policisë së Lleshit me “Benzin” luksoz

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.04.2020, 19:16

Shqipëria ndodhet në një situatë emergjente përsa i përket përhapjes së koronavirusit.

Për të parandaluar përhapjen, masat janë drastike dhe në vend është pezulluar gjithçka, nga disa biznese, aktivitetet kulturore, sportive edhe argëtuese.

Lidhur me moszbatimin e masave policia ka gjobitur qytetarë të shumtë, edhe pse disa janë raste vërtet të pazakonta.

Mirëpo jo të gjithë gjobiten, e kjo shihet qartë nga një video e mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA. Një i mitur nga qyteti i Laçit shihet sesi kalon përpara policisë duke drejtuar një automjet tip "Benz".

Videoja është berë ditën e sotme dhe patrulla e policisë nuk reagon fare, edhe pse djali me automjet kalon “nën hundën” e tyre.

Ky është rasti tipik kur profesionalizmi i policisë së Lleshit humbet edhe nga “karshillëku” i një 12-vjeçari.

Qytetari shkruan:

Ja pra dhe policia e Lleshit, dite e shtune sot ne izolim total. Femija 12 vjec. Jane 5-6 police ne patrulle.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit