Është regjistruar edhe rasti i parë me koronavirus në Bashkinë e Këlcyrës.
Sipas burimeve bëhet fjalë për një emigrant të ardhur nga Greqia dhe të karantinuar në një hotel.
Ai ka hyrë përpara pesë ditësh nga pika kufitare e Kakavijës.
Emigranti ka ardhur nga Lamia, Greqi, ndërsa momentalisht po gjurmohen kontaktet e tij të afërta.
Sipas ISHP, emigranti i lindur në Fier dhe i ardhur nga Lamia, ishte karantinuar prej pesë ditësh në Hotel “River” në Këlcyrë.
Ai është në fazën e parë të infeksionit dhe momentalisht gjendja shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.
Ky është rasti i parë me koronavuris i konfirmuar në qarkun e Gjirokastrës.
