JOQ Albania
Home

10 këshilla se si të bëhesh i pasur pa u marrë me kanabis
Shkruar nga: | Publikuar më: 30/10/2016 21:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

kanabis
E kush nuk do të donte të ishte i pasur! Për shumë prej nesh duket si një ëndërr, por ju mund të pasuroheni nëse keni parasysh disa pika. Kështu, nuk është e nevojshme të merreni me punë të jashtëligjshme si me kanabis, por duhet të zbatoni pikat e mëposhtme të cilat do ju ndihmojnë në pasurimin tuaj:

  1. Universiteti: ndiqni rrugën tuaj, por shihni tregun

Nuk ka dyshim se të qenët të diplomuar ju ndihmon shumë. Sepse avantazhet në krahasim me ata që nuk kanë kryer studimet, janë tepër të mëdha.

Por nga ana tjetër, edhe fakultetet bëjnë diferencë mes tyre. Në linjë të përgjithshme, këshilla është ajo që të ndiqni interesat tuaja, por duke i hedhur gjithmonë një sy tregut të punës.

  1. Mos qëndroni pa u specializuar

Një arsyetim analog bëhet për masterat, specializimet dhe kurset e pasdiplomimit. Në këtë mënyrë, ju do të plotësoheni në studime. Mundësitë e zgjedhjes tashmë janë të shumta. Por e mira është që t’i besoni trendit të momentit dhe specializimin ta bënit jashtë vendit.

  1. Jashtë shtetit pa humbur shumë kohë

Nuk është e thënë që të ndiqni me patjetër Harvardin apo Kembrixhin, por një universitet edhe të rangut të dytë, i cili do t’ju diferencojë me patjetër nga ata të cilët specializohen në vendin e tyre. Një lëvizje e tillë, do të thotë cilësi dhe një punë e garantuar, që në momentin kur do të përfundoni këto studime.

  1. Ndryshoni shpesh kompani apo agjenci…

Ju duhet të mësoheni me idenë që të lëvizni shumë shpesh nga një vend pune në një tjetër, sepse kjo do t’ju garantonte një informacion më të mirë për funksionimin e tyre. Do të arrini të keni eksperienca të ndryshme dhe të bëni më shumë karrierë, duke mos iu tutur rreziqeve që do t’ju dalin përpara.

  1. …ose krijoni një tuajën

Ky është një rrezik i mrekullueshëm, nëse dëshironi që të mos keni asnjë vartës mbi kokë, të jeni të suksesshëm dhe të fitoni shumë para. Me kalimin e viteve, pasuria juaj vetëm do të shtohet nëse do të dini të jeni të rregullt me shtetin dhe punonjësit.

  1. Kurseni pak, por vazhdimisht

Pothuajse një e katërta e pasurisë arrihet nga investimet e “varfra”. Për këtë, duhet të keni parasysh disiplinën, durimin dhe racionalitetin.

  1. Shkoni atje ku askush nga kolegët tuaj nuk shkon

Për të arritur gjëra të mëdha, është e nevojshme që të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël, ashtu siç thotë Steve Jobs. Ndërsa ekspertët thonë se një “rrotullim” 360 gradë mund të kthehet në një gjë shumë të “shëndetshme”, si nga pikëpamja e karrierës, ashtu edhe nga mundësi të tjera.

  1. Martohuni të rinj dhe përpiquni që të mos divorcoheni

Jeta private dhe akumulimi i pasurisë janë të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën, ashtu siç e tregojnë shumë mirë edhe shifrat. Ndryshe nga sa mendohet, të superpasurit janë më shumë se besnikë: rreth 78 për qind e meshkujve të cilët dalin te “Forbes”, rezultojnë të martuar për gjatë gjithë jetës vetëm me një grua. Ndaj, kush martohet i ri është më i prirur që të mendojë dhe punojë më shumë për familjen e re.

  1. Bëni fëmijë, por pa e ekzagjeruar

Pasja e një fëmije do të thotë më shumë dalje lekësh, por në të njëjtën kohë do të thotë edhe një mirëmenaxhim të tyre, një orientim më i mirë i investimeve familjare.

  1. Blijeni shpejt shtëpinë ose mos e blini kurrë

Nëse do të blini një shtëpi në kohën që jeni të rinj, mund të jetë një investim i parë. Në këtë mënyrë, ju do të keni kohë që të merreni me investime dhe arritje të tjera të frytshme për të ardhmen tuaj.