Fast & Furious në qendër të Tiranës, i riu kalon semaforin me të kuq me 180 km/orë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.04.2020, 00:49

Prej më shumë se një muaji i gjithë vendi ndodhet në karantinë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Shumica dërrmuese e qytetarëve i kanë zbatuar rregullat e vendosura nga autoritetet, si masa kufizuese për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit, por ka edhe nga ata të cilët kanë shkelur karantinën.

Madje, ka edhe nga ata që edhe në fashën e orarit të lejuar të lëvizjes kanë thyer rregullat e qarkullimit.

I tillë është edhe rasti i një të riu në kryeqytet, i cili ka "fluturuar" me 180 km/orë mu në qendër të Tiranës me semafor të kuq.

Ai madje e ka filmuar edhe momentin kur kaloi me shpejtësinë skëterrë semaforin me të kuq dhe e ka postuar në rrjetet sociale.

Siç shihet dhe në video, në segmentin rrugor në qendër të kryeqytetit nuk shihet ndonjë patrullë policore, por veprimi i tij ka sfiduar haptazi autoritetet.

Për më tepër shikoni videon:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit