Pamje ekskluzive/ Aksident i rëndë, pasagjeri në gjendje kritike

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.04.2020, 12:51

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme pranë qendrës tregëtare QTU në kryeqytet.

Një mjet është përplasur dhe ka dalë nga rruga ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë pasagjeri i mjetit.

Mjeti fillimisht ka përfunduar jashtë rrugës duke u kthyer përmbys ndërsa në momentin kur është kthyer në të duket një prej pasagjerëve në gjendje të rëndë.

Nga pamjet duket se automjeti është shkatërruar thuajse plotësisht dhe njëri prej të plagosurve ndodhet ende në të ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe ambulanca ndërsa po bëhet verifikimi shkakut të këtij aksidenti të rëndë.

Mjeti ësht larguar nga vendngjarja me karrotrec ndërsa mbeten të panjohura motivet e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit