Kush është oligarku që po rrjep shqiptarët në kohë koronavirusi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.04.2020, 22:00

Situata e krijuar nga koronavirusi në vend duket se është shndërruar në një lloj "perdeje", pas së cilës oligarkët shqiptarë po vijojnë të rrjepin shqiptarët edhe në këto ditë të vështira, duke përdorur skema të ndryshme "plaçkitjeje" përmes kompanive që ata drejtojnë.

I tillë është shërbimi Western Union, i cili në vendin tonë përfaqësohet nga Union Net, një kompani e themeluar në vitin 2014, në pronësi të Edmond Lekës.

Union Net, duket se po "kap ç'të kapi" në këtë situatë kur nevoja për shkëmbime monetare është rritur ndjeshëm në këto ditë, ku shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë bërë dërgesa të shumta financiare për familjarët e tyre që jetojnë në Shqipëri.

Skema e rrjepjes së shqiptarëve nga Union Net, po kryhet jo vetëm nëpërmjet komisioneve "të çmendura" që kjo kompani aplikon për çdo transfertë parash që bëhet drejt Shqipërisë, anasjelltas, ose brenda vendit, por tashmë ka nisur një tjetër teknikë e re zhvatjeje, të cilët do ta zbulojmë më poshtë.

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur denoncime të shumta për këtë skandal financiar, ku qytetarë të shumtë ankohen për komisionet e larta që Union Net aplikon për dërgesat monetare.

I till është edhe rasti i një qytetareje, e cila i ka dërguar një shumë prej 140 mijë lekësh të vjetra babait të saj që jeton në Durrës, duke përdorur shërbimin Western Union.

Për këtë transfertë bankare, Union Net i ka kërkuar 12 mijë lekë të vjetra si komision, pra 152 mijë lekë në total.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq! Pasi babai i saj shkoi të tërheqë shumën e parave në pikën e Union Net në Durrës, i kishin dhënë 129 mijë e gjashtëqind lekë të vjetra, duke i mbajtur më shumë se 10 mijë lekë të tjera.

Pra, përveç 12 mijë lekëve të komisionit, Union Net ka mbajtur edhe 10 mijë lekë të tjera, në total 22 mijë lekë "rrjepje" ndaj qytetares.

Kompania në fjalë ka përdorur një skemë "unike" për ta zhvatur dërguesen. Union Net e kishte konfertuar shumën e dërgueses në euro, dhe i kishte thënë të atit të saj se do të merrte 105 euro.

Tashmë, përveç komisionit, qytetarët që e kanë të nevojshme shkëmbimin monetar brenda vendit, duhet të jenë në dijeni të faktit që çdo shuma e dërguar në lekë, mund të konvertohet në monedhën euro, dhe të afërmit e tyre mund t'i marrin "të ngrëna" paratë e dërguara.

Në vend që kompania në fjalë të lehtësonte transfertat e para të shqiptarëve, duke ulur komisionet, për shkak të ditëve të vështira që po kalon i gjithë vendi si pasojë e pandemisë Covid-19, duket se po krijon skema të reja zhvatjeje, si e si për t'i rrjepur deri në qindarkën e fundit përdoruesit e shërbimeve të saj.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ, doja te ndaja nje shqetesim mir qe jemi mbullur dhe spo nxjerrim anje te ardhme po na rrjepin dhe wester union i dergava babit 140 mij lek te vjetra ne durres dhe me mbajten 12 mij lek te vjetra per trasferten pagova 152 mij lek te vjetra. Kur iken i terheq babi i japin 129 mij lek 6 qind.si cfar bejne kta te wester union i gjejne pleqni dhe perfitojne i kishte then ke 105 euro. Dhe i kishte majt 10 mij lek te vjetra qe i kishte kaluar leket qe i nisa ne euro dhe i jep ne lek pse i lejon shteti kto hajdut te na vjedhin dhe ne kto dit te veshtira. Kjo eshte fatura qe i kam nis ne lek nga i doli euro atij ne durres ke wester union kte se kuptoj Te lutem beja te ditur keyeministrit kte gje se une sa te dal nga karatina do iki tja thu duqanin atij po nuk beri gje keyeministri. Flm

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit