Një grua ka vdekur nga koronavirusi disa orë pasi lindi vajzën e saj në Ukrainë.
Nëna 36-vjeçare, e identifikuar vetëm si Galina, thuhet se është infektuar me virusin në një qendër perinatale në qytetin Ivano-Frankivsk, në Ukrainën perëndimore.
Ajo u pranua në qendër në 10 mars kur nuk kishte asnjë shenjë të virusit, raportojnë mediat lokale, por u sëmur rëndë pas një qëndrimi 19-ditor në njësi.
Zëdhënësi i autoriteteve lokale të shëndetit, Volodymyr Chemny tha gjatë një konference për shtyp se më 29 Mars, gjendja e gruas papritmas u përkeqësua.
Niveli i oksigjenit në gjakun e saj u ul ndjeshëm. Temperatura e trupit të saj u ngrit në 39 gradë Celsius.
Ajo filloi të ketë probleme në frymëmarrje dhe shpejt zhvilloi pneumoni. Ajo rezultoi pozitive me koronavirus.
Në të njëjtën ditë në mbrëmje Galina lindi një vajzë të shëndetshme 2.5 kilogram.
Burimi: dailymail Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania