Një çift britanik kanë sfiduar ulërimën e ujqërve, orën dhe më shumë se 75 mijë milje, teksa kanë udhëtuar në të gjithë botën më një furgon të vogël. Dy aventurierët Lauren Winslow 27 vjeçe dhe Craig Hubbard, të dy nga Brighton për tetë vitet e fundit kanë shijuar pushimet e tyre të jetës.
Tani çifti po udhëton rreth Amerikës së Veriut, por më parë ata kanë udhëtuar nëpër Australi, Azi, Kanada, Amerikën Qendrore dhe Jugore, Zelandën e Re dhe nëpër Evropë.
Megjithatë kushtet në të cilat ata kanë qëndruar për 8 vite kanë qenë jo shumë të favorshme. Ata kanë vetëm një furgon që e quajnë Dafne në të cilin mund të mbajnë një krevat dopio dhe vetëm kaq. Dafne është kthyer në një shtëpi për çiftin për rreth 8 vite.
Ky çift ka vendosur që të dokumentojë udhëtimin e tyre të gjatë përmes fotove në vende të ndryshme, duke filluar nga bregdetet më të bukura në botë, deri te vargmalet e peisazhet liqenore.
Të rinjtë gjithashtu shprehen se jo çdo gjë ka shkuar mirë në udhëtimin e tyre. Ata thonë që kanë hasur edhe shumë vështirësi me Dafnen, të cilën e kanë blerë për vetëm 2900 euro. Një ndër problemet më të shpeshta që ata duhet të përballen, sigurisht përveç vendit të vogël është edhe thyerja e xhamave.
Megjithëse për tetë vite nuk kanë jetuar me luks siç mund të jetojë çdokush në shtëpinë e tij, Craig dhe Lauren thonë që janë persona shumë të thjeshtë që shijojnë edhe gjënë më të vogël nga jeta.
Për sa u përket kushteve higjienike, çifti thotë se për këtë përdorin banjot publike nëpër qytete të ndryshme dhe për tu larë ata janë mjaftuar nëpër lumenj dhe liqene ose në dushet publike që ndodhen në plazh.