Ka shkuar në nëntë numri i viktimave nga koronavirusi këtë të martë në Maqedoninë e Veriut.
Autoritetet maqedonase konfirmuan dy viktima dhe 44 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.
Viktimat janë një 45-vjeçar nga Kumanova dhe një 78-vjeçar nga Dibra.
I ndjeri ka Kumanova vuante edhe nga diabeti, hipertensioni dhe obeziteti, ndërsa i ndjeri nga Dibra ishte Bronkit Kronik Obstruktiv, hipertension.
Ministria maqedonase e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 392 teste.
Numri i rasteve aktive në RMV është 308, ndërkohë që katër pacientë ndodhen në gjendje kritike për jetën, ndërsa 12 të tjerë kanë mundur të shërohen plotësisht.
