Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 23:15
Pak orë më parë u raportua se numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri u rrit duke shkuar në 15, pasi edhe dy pacientë të tjerë te spitali Infektiv fatkeqësisht ndërruan jetë.
Imunologu Genc Sulçebe ka treguar se sa mund të qëndrojë në aerosol, koronavirusi.
I ftuar në emisionin "Tempora" në TV Ora, Sulçebe tha se Covid-19 mund të qëndrojë në aerosol, deri në tre orë.
Ai shtoi se në këtë rast bëhet fjalë për aerosolin në ambiente të mbyllura, në kuzhinë, ose në kushte spitalore.
Më tej, mjeku tha se në karton virusi nuk mbijeton më shumë se 24 orë, ndërsa më gjatë jeton në plastikë, ku jeton deri në tre ditë.
Ai tha:
Sipas një studimi, në aerosol, kur ky virus shpërndahet në aerosol, në pika uji që përmbajnë këtë virus, ai aty mund të jetë deri në tre orë. Por duhet të kuptojmë se aerosoli është në kushte të mbyllura, në një kuzhinë, në kushte spitalore. Ata e kanë parë edhe në sipërfaqe kartoni, plastike, metal. Në karton nuk jeton shumë deri 24 orë, ndërsa gjatë jeton në plastikë deri në 3 ditë, disa thonë edhe 9 ditë, por ky artikull shkencor thotë deri në 3 ditë. Pra, ti mund të infektohesh nëse prek këto sipërfaqe.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR