Ishte rikthyer në detyrë për të ndihmuar kolegët e mjekësisë, infektohet me koronavirus ‘Doktor Luli’

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 22:45

Një tjetër mjek i është shtuar listës së bluzave të bardha të infektuar me koronavirus në vendin tonë.

Bëhet fjalë për doktor Dhimitër Krajën, i cili prej disa vitesh ishte në pension, por që u rikthye në detyrë për t'ju ardhur në ndihmë kolegëve të mjekësisë në luftën ndaj pandemisë Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, i cili tha se Kraja ndodhet i shtruar në spitalin Infektiv dhe ka simptoma të lehta.

Pipero tha:

Mjek po, është profesor Dhimitër Kraja që është i prekur dhe është shtruar në Infektiv, por me sipmotma të lehta. Ai u kthye në punë dhe tashmë është infektuar, por që ka simptoma të lehta, me sa di unë.

Profesor Kraja njihet nga të gjithë si doktor Luli. Ai ka punuar 48 vjet në spitalin Infektiv si mjek.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit