I infektuar me koronavirus, futbollisti i Serisë A tregon gjendjen e tij

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31.03.2020, 22:17

Manolo Gabbiadini, është një nga futbollistët e infektuar me koronavirus në Itali. Lojtari i Sampdorias duket se e ka kaluar më të keqen dhe po vazhdon rikuperimin në shtëpinë e tij.

Së fundmi, në një intervistë, ai ka rrëfyer simptomat që ndjeu ditët e para dhe u shpreh se është një virus që e ka prekur shumë duke parë vuajtjet që po kalon Italia dhe bota.

Ai tha:

Kjo tragjedi po më prek thellësisht, pasi janë miliona italianë dhe njerëz në të gjithë botën që po vuajnë. Unë jam në shtëpi, kryesisht duke menduar për prindërit e mi që kanë qenë të mbyllur në shtëpi për një muaj. Ne që jemi të famshëm mund të bëjmë shumë për njerëzit që kanë më pak fat se ne. Sëmundja ime ishte e lehtë në fillim, kisha një ethe që zgjati vetëm një ditë dhe një kollë të keqe për 5 ose 6 ditë. Doktori më thirrët çdo ditë dhe gjithmonë jam nën kontroll.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit