Shefja e Epidemiologjisë: Ky virus mund të kthehet sërish në vjeshtë me infeksionet virale

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.03.2020, 22:11

Në lidhje me situatën e krijuar në vendin tonë prej Covid-19 ka folur edhe shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini.

Sipas saj muaji prill do të jetë muaji kur në Shqipëri do të arrijë piku. Gjatë një interviste në emisionin ‘Open’, ajo ka thënë edhe se nga karantina nuk mund të dilet pa u ulur kurba.

Gjatë fjalës së saj, ajo ka deklaruar edhe se Covid-19 është një virus i panjohur në mbarë botën.

Si dhe ka thënë edhe se OSHB-ja bëri një deklaratë që të mos e neglizhojmë virusin asnjëherë. Dhe sipas saj ky virus mund të kthehet sërish në vjeshtë më infeksionet virale.

Ndër të tjera gjatë fjalës së saj ka theksuar se e gjitha kjo është një situatë që nuk mund të parashikohet.

Fjala e saj:

Është një virus i panjohur për mbarë botën. OSHB-ja bëri një deklaratë që të mos e neglizhojmë virusin asnjëherë. Ky virus mund të kthehet sërish në vjeshtë më infeksionet virale. Mund të kthehet në mbarë botën jo vetëm në vendin tonë. Sipas disa llogaritjeve, piku pritet që të arrihet në mesin e prillit. Pa u ulur kurba nuk duhet të dalim nga karantina. Por theksoj se kjo është një situatë që nuk mund të parashikohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit