SHBA-ja është vendi më i prekur në botë, sa i përket numrit të personave të infektuar me Covid-19.
Deri më tani, kanë humbur jetën 3580 persona nga Covid-19 në SHBA, dhe janë konfirmuar mbi 180 mijë raste.
Situata më dramatike e koronavirusit në SHBA është në New York, ku është dhe vatra më e madhe e infektimeve.
Ndërkohë, një lajm i trishtë vjen pikërisht nga New York, ku tre shqiptarë janë konfirmuar si viktima të koronavirusit.
Lajmi është dhënë gazetarja Kozeta Turishta, e cila në një lidhje me Skype për emisionin "Vizioni i Pasdites", raportoi të dhënat më të fundit të situatës së krijuar nga koronavirusi në New York.
Gazetarja tha se mes shqiptarëve të mbetur viktimë nga koronavirusi ishte edhe një 29-vjeçar.
Turishta tha se mes personave të infektuar është edhe mikesha e saj e ngushtë, si dhe ka shumë shqiptarë të prekur nga Covid-19.
Ajo tha:
Gazetarja shqiptare theksoi se situata në New York është tejet kritike. Ajo tha se ka rreth 67 mijë të infektuar dhe 900 viktima nga virusi vetëm në New York.
Ajo shtoi:
