Shumë shtete në botë kanë nisur punën për zhvillimin e një vaksine kundër Covid-19, virusi vdekjeprurës i cili deri më tani ka marrë mbi 38 mijë jetë njerëzish dhe ka infektuar mbi 700 mijë të tjerë në të gjithë botën.
Ekzistojnë teori të shumta mbi disa vaksine apo medikamente të cilat mund të kurojnë pacientët me koronavirusi, por zyrtarisht nuk ka asnjë konfirmim nga OBSH nëse ka një kurë që parandalon ose trajton Covid-19.
Ditët e fundit është përfolur gjerësisht në rrjet në lidhje me një vaksinë të përdorur prej dekadash kundër tuberkuluzit, për të cilën thuhet se mund të kurojë edhe personat e infektuar me koronavirus.
Në vendin tonë ka pasur një vaksinim në masë të popullsisë me këtë vaksinë, gjë e cila ka bërë që të dalin edhe teori të tilla, që thonë se vendi ynë është prekur më pak nga Covid-19 për këtë arsye.
Në lidhje me këtë temë ka folur edhe mjeku Erand Llanaj, epidemiolog i gjenomikës dhe nutrigjenomikës.
Në një intervistë nga Hungaria për Ora News, ai deklaroi se kjo teori nuk mund të faktohet.
Sipas tij, vaksina nuk ka efekt gjithmonë nga brezi në brez.
Mjeku thekson se kjo vaksinë nuk të mbron nga virusi, por mund të ndikojë pozitivisht, që ta kalosh më lehtë.
Ai tha: