Presidenti i Institutit gjerman ‘Robert Koch’: Pandemia do vazhdojë shumë, turp të mendohet se po e zmadhon media

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.03.2020, 21:24

Edhe në Gjermani rastet me të infektuar me Covid-19 janë shtuar. Presidenti i Institutit ‘Robert Koch’, Lothar Wieler ka dhënë një konferencë për shtyp ku ka treguar se si paraqitet gjendja në Gjermani prej Covid-19.

Gjatë fjalës së tij, ai ka deklaruar se është optimist se masat e marra do të funksionojnë që Covid-19 mos të përhapet edhe më shumë në Gjermani.

Më tej ka thënë:

Nuk mund ta them se kur do të përfundojë, duhet të shikojmë se si do të jetë situata deri për Pashkë.

Shkalla e vdekjeve deri me tani në Gjermani është shumë e ulët. Presidenti i Institutit ‘Robert Koch’ ka vazhduar:

Unë dua t’u kërkoj të gjithëve që ta marrin seriozisht këtë sëmundje. Nuk është shaka.

Një studim i kryer në Gjermani zbuloi se vetëm 41% e gjermanëve mendojnë se Covid-19 është i rrezikshëm. Wieler ka thënë edhe se:

Të gjithë duhet ta kuptojmë se sa sëmundje serioze është Covid-19. Ata që mendojnë se e gjitha kjo po zmadhohet nga media e kanë gabim. Ky është një turp.

Presidenti i Institutit 'Robert Koch', Lothar Wieler ka thënë edhe se pandemia e Covid-19 do të vazhdojë për disa javë, ndoshta edhe për disa muaj. Por ajo që është e sigurtë është se do të vazhdojë për shumë javë ka thënë, ai gjatë konferencës në Berlin.

Ai u ka bërë thirrje të gjithëve të respektojnë masat e vendosura dhe ka thënë edhe se gratë shtatzëna nuk duhet të rrinë me frikë, pasi nuk ka të dhëna se ato janë veçanërisht të rrezikuara nga Covid-19. E vetmja gjë që duhet të bëjnë është të rrinë në shtëpi dhe të respektojnë regullat e vendosura.

Burimi: Bild/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit