Listët së vullnetarëve britanikë, mund t’i bashkohet edhe Princi William

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 21:42

Princi William dëshiron t’i bashkohet vullnetarëve në Britani, në rolin e pilotit të ambulancës ajrore, për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë. Kjo nuk do të ishte një eksperiencë e re për të, pasi William zuri pozicionin si pilot për shërbimin e Ambulancës Ajrore në korrik 2015 dhe punoi atje deri në në vitin 2017.

Ai e la rolin e tij si pilot, për të kaluar më shumë kohë në Londër kur fëmijët e tij filluan shkollën si dhe për të marrë më shumë detyra mbretërore për të mbështetur Mbretëreshën.

Një burim pranë princit, tha:

William është duke menduar seriozisht të kthehet si një pilot i ambulancës ajrore për të ndihmuar në pandeminë aktuale.Ai e di se i gjithë vendi po bën punën e tij dhe dëshiron të ndihmojë. Por është e ndërlikuar, pasi i duhet të lerë pas dore shumë angazhime mbretërore.

Jonathan Jenkins, Drejtori Ekzekutiv i Ambulancës Ajrore në Londër, tha:

Ne jemi të nderuar që Duka i Kembrixhit ka zgjedhur të bëhet pjesë i Ambulancës Ajrore në Londër, pasi na njohu vitin e kaluar. Duka me të vërtetë e kupton punën tonë dhe e di se çdo sekondë llogaritet në raste urgjente. Ne e dimë se me ndihmën e tij si dhe mbështetjen e vazhdueshme të publikut, ekuipazhet tona mund të arrijnë tek ata që u duhen më shumë, duke u shërbyer njerëzve të Londrës 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit.

Burimi: DailyMail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit