Koronavirusi/ Spanja harton planin për të ndihmuar shtresat në nevojë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 21:39

Këshilli i Ministrave miratoi mikrokreditë pa interes, në mënyrë që grupet më të prekura nga gjendja e alarmit të mund të paguajnë qiratë dhe shpenzimet e tjera elementare.

Këshilli i Ministrave ka aprovuar një paketë të madhe masash për të ndihmuar grupet më të prekura nga kriza e tmerrshme ekonomike e shkaktuar nga koronavirus. Qeveria ka aprovuar një dekret, i cili përmban pesëdhjetë masa.

Ky është një plan i shpëtimit social për qiramarrësit më të prekur, të vetëpunësuarit dhe jo vetëm. Një ndër vendimet është krijimi i një fondi për punonjësit vendas të regjistruar në Sigurimet Shoqërore, të cilët humbën punën e tyre, ndihma të tjera për punonjësit e përkohshëm dhe kredi për qiramarrësit për t'i ndihmuar ata të paguajnë qiranë. Ai gjithashtu përfshin një moratorium gjashtëmujor mbi kontributin e Sigurimeve Shoqërore për të vetëpunësuarit.

Ministri Pablo Iglesias, u shpreh:

Ne marrim masa për të mbrojtur të drejtën kushtetuese për strehim. Tani është më e rëndësishme se kurrë kjo e drejtë, pasi është e vetmja që na mbron nga virusi. Grupet që do përfitojnë nga ky plan janë gjithpërfshirëse. Kemi analizuar situatën dhe jemi munduar të gjejmë një zgjidhje për çdo grup të prekur nga kjo pandemi. Detajet e mëtejshme, do të bëhen publike së bashku me mënyrën se kur dhe ku duhet të aplikohet për t’u përfituar ndihma.

Burimi: ElPais|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit