4 raste të reja me koronavirus/ Shkon në 112 numri i të infektuarve në Kosovë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.03.2020, 20:51

Rastet me të infektuar janë shtuar edhe në Kosovë. Njoftohet se në Kosovë janë regjistrua edhe katër raste të reja pozitive me Covid-19.

Në total numri i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 112 persona. E ditur bëhet se rastet e reja pozitive me Covid-19 në Kosovë janë raste kontakti.

Po ashtu është raportuar se 2 prej tyre janë me vendbanim në Mitrovicën Veriore, 1 me vendbanim në Vushtrri dhe 1 me vendbanim në Malishevë.

Edhe në Kosovë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi. Në të njëjtën kohë vazhdojnë thirrjet për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.

Njoftimi i plotë i IKSHPK’së:

Sot me 31.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 92 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, katër (4) +prej tyre kanë rezultuar pozitive. Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe katër pacient konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19. Rastet pozitive janë raste kontakti, 2 prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, 1 me vendbanim në Vushtrri dhe 1 me vendbanim në Malishevë. Nga data 08.02.2020 deri me 31.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.267 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 112 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.351 kontakte të rasteve. Nga data 01.02.2020 deri me 31.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 20.847 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.070 udhëtarë, Merdare 5.783, Vërmicë 5.668, Jarinje 1.751, Dheu i Bardhë 1.064, Hani i Elezit 3.354, Kullë 1.337, Qafë Morinë 47, Bërnjak 570, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë. Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 31 mars 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 828.116 raste të COVID-19 dhe 40.728 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (176.518), Italia (105.792), Spanjë (94.417), Kina (81.518), Gjermani (68.180), Irani (44.605), Francë (44.550), Mbretëri të Bashkuar (25.150), Zvicër (16.186), Turqi (13.531), Belgjikë (12.775), Holandë (12.595), Austria (10.088) duke vazhduar me vendet fqinje si Greqi (1.314), Serbi (900), Kroaci (867), Slloveni (802), Maqedoni e Veriut (329), Shqipëri (243) dhe Mal i Zi (105). Deri me 31 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretërisë së Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (12.428), Spanjë (8.269), Francë (3.024), Mbretëri e Bashkuar (1.789), Holandë (1.039), Belgjikë (705), Gjermani (682), Zvicër (395), Turqi (214), Austri (128), Danimarkë (90), Greqi (49), Poloni (32), Serbi (23), Luksemburg (23), Hungari (16), Slloveni (15), Shqipëri (13), Maqedoni e Veriut (9), Kroaci (6) dhe Mali i Zi (2). QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN! MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA! NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË! Ju faleminderit për mirëkuptim!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit