Izraeli nis testimet e vaksinës kundër koronavirusit te brejtësit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 21:13

Mediat izraelite kanë raportuar sot se ka nisur testimi i një vaksine të sapokrijuar kundër Covid-19.

Prototipi i vaksinës po testohet fillimisht te brejtësit në Laboratorin e Mbrojtjes.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, e cila njoftoi se drejtori i Institutit për Kërkime Biologjike të Izraelit (IIBR), e kishte informuar atë për avancimin e rëndësishëm në krijimin e një prototipi vaksinash, dhe se instituti tani po përgatit një model për testimin te kafshët.

Netanyahu i kërkoi IIBR-së të bashkëpunim me qeverinë, në luftën kundër pandemisë Covid-19 më 1 shkurt.

Një burim i brendshëm i IIBR ka thënë për Reuters se kanë nisur testimet mbi brejtësit. Burimi nuk pranoi të identifikojë llojin e brejtësit.

Shefi i inovacionit të IIBR, Eran Zahavy, tha javën e kaluar se instituti kishte zhvendosur gjithë fokusin e tij te koronavirusi i ri, duke u ndarë në tre grupe, të cilët përpiqeshin të zhvillonin një vaksinë kundër Covid-19.

Në një konferencë në gjuhën angleze të organizuar nga Jerusalem Venture Partners, ai tha:

Ne po përpiqemi sa më shumë që të kemi mundësi të bashkëpunojmë dhe të kemi ide të reja të studiuesve të tjerë. Por laboratori është i mbushur plot me hulumtues, kështu që ky proces duhet të jetë shumë i ngadaltë dhe shumë i kujdesshëm.

Deri më tani, Izraeli ka raportuar 4473 raste me Covid-19 dhe 19 viktima.

Zahavy shtoi më tej:

IIBR ka një "kafshë unike" për teste të tilla dhe një teknologji të veçantë për të zbuluar ndërveprimin e të sëmurëve me sëmundjen.

The Jerusalem Post shkruan se IIBR ka mbledhur edhe mostra të plazmës nga njerëz që janë shëruar nga koronavirusi, me shpresën se kjo mund të ndihmojë në studimin për gjetjen e një kure.

Ministri izraelit i Mbrotjes, Naftali Bennet tha se IIBR ka nisur testimin e disa prototipeve të një vaksine kundër virusit. Nëse ajo do të japë rezultate te kafshët, ministri tha se do të kërkonte që të nisë testimi edhe te njerëzit.

Burimi: The Jerusalem Post|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit