Shkarkime masive nga puna në Bashkinë e Selenicës, qytetari: U pushuan të gjithë në të njëjtën ditë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.03.2020, 20:30

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19.

Teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

Disa ndoshta edhe nuk kanë fare. Një qytetar nga Selenica ka shkruar pranë redakisë së JOQ Albania dhe tregon se Bashkia në këtë qytet ka bërë largime masive nga puna.

Sipas asaj që tregon qytetari që ka shkruar pranë redakisë së JOQ Albania disa punonjës janë pushuar nga puna në të njëjtën ditë.

Mesazhi i tij:

Disa largime nga puna ne Bashkine Selenice dhe ne kete situate ku njerezit jane ne pikun e hallit. Ka edhe dhjetra raste te tjera qe do te behen publike. Jane larguar te pakten 15 vete nga puna brenda ketij muaj. Disa u pushuan ne te njejten dite.

E tani halli i tyre që kanë mbetur pa punë është se ku do të gjejnë të ardhura për të mbajtur frymën gjallë, në këtë kohë të vështirë për të gjithë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit