Spanjë/ Aprovohet fondi në ndihmë të mediave përgjatë pandemisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 20:33

Qeveria spanjolle ka krijuar një fond prej 15 milion eurosh për televizionet privat, si pjesë e ndihmës urgjente për të lehtësuar ndikimin e koronavirus. Ky do të jetë një kompesim i përkohshëm, për shpenzime të caktuara të mediave.

Këtë periudhë izolimi, mediat kanë patur shikueshmërinë më të lartë që është regjistruar ndër vite. Por, si pasojë e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia, sponsorat janë tërhequr. Duke ditur se reklamat përbëjnë një pjesë të madhe të buxhetit të fituar nga mediat, tërheqja e tyre nga trasmetimi ka shkaktuar një rënie drastike në ekonominë e tyre.

Në njoftimin zyrtar, u tha:

Ndihma prej 15 milion eurosh është aprovuar për të kompensuar një pjesë të kostove të ofruesve të shërbimit të komunikimit audiovizual televiziv dixhital.Ky fond do të shtrihet për një periudhë kohore 6 mujore. Televizionet përbëjnë një mënyrë themelore të informimit të qytetarëve dhe janë tejet të rëndësishme në këtë periudhë izolimi.

Burimi: ElPais|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit