Janë të bllokuar në Kakavijë, shqiptari: Fëmijët e të moshuarit janë ulur në shesh

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.03.2020, 20:00

Një qytetar ka nisur pranë redaksisë së JOQ Albania një video nga pika kufitare në Kakavijë.

Ai tregon se në këtë pikë kufitare kanë mbetur shumë shqiptarë. Midis tyre sipas asaj që tregon ai ka shumë të moshuar dhe fëmijë.

Në mesazhin që ka nisur pranë JOQ Albania, ai tregon edhe se udhëzimet për të udhëtuar i kanë marrë nga Ambasada Shqiptare në Athinë.

Mesazhi i tij:

Ne piken kufitare ne Kakavije. Kemi me shume se dy ore qe presim. Ka të moshuar edhe femije qe rrine ulur ne shesh. Udhezimet per te udhetuar jane marre nga ambasada shqiptare ne Athine. Shikoni femijet sheshit.

Këta shqiptarë kanë mbetur në rrugë të madhe dhe nuk e dinë se si do t’u shkojë halli. Ndërkohë në vendin tonë është shtuar numri i personave të infektuar me Covid-19. Thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar higjenën personale vazhdojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit