E martë e zezë në Francë/ Rekord viktimash nga koronavirusi, 499 jetë të humbura gjatë orëve të fundit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 20:04

Franca ka shënuar këtë të martë ditën më vdekjeprurëse nga koronavirusi, që pas shpërthimit të pandemisë në këtë shtet.

Autoritetet franceze kanë raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 499 persona, duke shënuar numrin më të lartë të viktimave.

Këtë të martë janë shënuar 81 viktima më shumë se dje. Të hënën humbën jetën 418 persona.

Numri total i viktimave nga Covid-19 në Francë ka shkuar në 3523.

Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar e viktimat, ka shkuar në 52,128.

Gjatë 24 orëve të fundit është rritur ndjeshëm edhe numri i rasteve të reja me korovirus.

Sot janë konfirmuar 7578 raste të reja, ndërsa dje u testuan pozitivisht 4376 persona.

Ndërkohë numri total i rasteve aktive me Covid-19 ka shkuar në 40,678.

Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 7927 persona janë shëruar plotësisht nga Covid-19, ndërkohë që 5056 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Burimi: Le Figaro|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit