Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.03.2020, 19:33
Rastet me të invektuar me Covid-19 janë shtuar edhe në Kosovë. Nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është dhënë lajmi se ai ka pranuar gjatë ditës së sotme vendimin e e Ministrisë së Punëve të Brendshme për ndërprerjen e transportit publik.
Po ashtu e ditur bëhet se shërbimi i transportit publik është pezulluar në gjithë Kosovën, por sipas Ahmetit nuk ka pasur konsultim për marrjen e këtij vendimi as me komunën e Prishtinës dhe as me komunat e tjera.
Kujtojmë këtu edhe në Kosovë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.
Gati e gjithë bota është në psikozë prej Covid-19. Numri i personave që kanë humbur jetën nga ky virus është shumë i madh. Kudo po merren masa të rrepta kundër përhapjes së tij.
Postimi i plotë:
Sapo pranova vendimin e Ministrise së Punëve të Brendshme për ndërprerjen e Transportit Publik në krejt Republikën e Kosovës, menjëherë. Përderisa kemi qenë përkrahës kryesorë të masave restriktive, dhe po ashtu kemi mbështetur secilin vendim të nivelit qendror, ky vendim është marr pa asnjë konsultim, as edhe 30 sekondësh me Komunën e Prishtinës e as me komunat tjera. Ky vendim përveç kostos, ka ndikim në qarkullimin e njerëzve që nuk kanë mundësi tjetër, duke ditur që në Prishtinë ende funksionojnë institucionet publike, institucionet shëndetësore e edhe disa kompani. Ndoshta ky vendim do të ishte i domosdoshëm, por ndërprerja e menjëhershme pa kurfarë mundësie që të planifikojmë më mirë edhe si logjistikë edhe si kosto nuk ka nevojë të behet. Koordinimi me krejt institucionet është i domosdoshëm. Jemi të gjithë ushtarë në një betejë. P.S. besoj qe Qeveria do të shtojë edhe disa miliona subvencione për kompanitë e transportit publik në krejt Kosovën. #rriNshpi
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR