46 jetë të humbura në 24 orë, shënohet dita me më shumë viktima nga koronavirusi në Turqi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 19:39

Autoritetet turke kanë përditësuar të dhënat mbi situatën e koronavirusit përgjatë 24 orëve të fundit.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, konfirmoi se këtë të martë kanë humbur jetën 46 persona nga koronavirusi, duke shënuar kështu ditën me numrin më të lartë të viktimave që pas shpërthimit të epidemisë në këtë vend.

Numri total i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 214.

Një tjetër e dhënë shqetësuese është përhapja e shpejtë e virusit në këtë shtet, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar shënuar 2704 raste të reja.

Në total, janë 13,531 raste me koronavirus në Turqi, nga të cilët 13,074 janë aktive.

243 pacientë kanë mundur të shërohen plotësisht, ndërsa 568 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Ministri Koca iu bëri apel të gjithë qytetarëve turq të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

Turqia regjistroi rastin e parë me koronavirus më 9 mars.

Burimi: Hurriyet|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit