E frikshme në Britani, testet rezultojnë të kontaminuar me koronavirus

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 20:28

Testimi i koronavirus në Britaninë e Madhe është pezulluar pasi pajisjet u zbuluan se ishin të kontaminuara me Covid-19. Për të përmbushur kërkesën dhe për të rritur prodhimin, qeveria ka rënë dakord me ndërmarrje private për të ndihmuar me furnizimin me teste. Por, një prej furnizuesve u tha se shpërndarja e tyre do të vonohet pasi në laborator rezultoi se kishte grimca të koronavirus.

Të njejtin problem, kishin patur edhe disa kompani të tjera private. Është ende e paqartë sesi këto teste janë infektuar dhe sesi është shpërndarë virusi. Kjo gjë sigurisht ka ndikuar në parandalimin e përhapjes së pandemisë, pasi jo vetëm që nuk po testohen më të dyshuarit për koronavirus, por shumë të tjerë mund të jenë infektuar pikërisht nga përdorimi i këtyre testeve.

Boris Johnson, gjatë mbledhjes së përditshme për koronavirus, u shpreh:

Në këto momente është mëse e rëndësishme të ruajmë distancat dhe të respektojmë rregullat. Rritja e viktimave na tregon që duhet të respektojmë më tepër masat e marra. Testimi i të dyshuarve për Covid 19 do të rifillojë së shpejti. Tashmë kemi shembujt e shteteve të tjera, për të kuptuar se cilat teste funksionojnë dhe cilat jo.

Burimi: TheSun|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit