Mbi një mijë viktima nga koronavirusi në Holandë, 175 persona humbën jetën gjatë orëve të fundit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 19:09

Është rritur ndjeshëm bilanci i viktimave nga koronavirusi edhe në Holandë.

Autoritetet shëndetësore holandeze konfirmuan se numri total i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 1039.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 175 persona, duke pësuar rritje të ndjeshme në krahasim me një ditë më parë, ku u shënuan 93 viktima.

Këtë të martë u konfirmuan 845 raste të reja me koronavirus, ndërsa në total janë mbi 12 mijë raste.

Numri i personave të shëruar plotësisht ka shkuar në 250, ndërsa 1053 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Sot:

Dje:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit