Pandemia thellon krizën e karburantit në Venezuelë: Nuk shpërndahen dot më ushqimet

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 20:16

Mungesat e karburantit në Venezuelë po shkakton probleme për prodhimin dhe dërgimin e ushqimit.Sipas industrisë ushqimore, është bërë tepër e vështirë për të përballuar këtë krizë dhe për t’u shërbyer qytetarëve në karantinë.

Qeveria e kryeministrit Nicolas Maduro po përpiqet të sigurojë karburant përgjatë kësaj periudhe, edhe pse shumë kompani nuk dëshirojnë të furnizojnë Venezuelën.

Prodhimi i ushqimit në Venezuelë ka rënë, pas viteve të kontrollit të rëndë të shtetit mbi sektorin e bujqësisë, duke kontribuar në një krizë humanitare gjatë gjashtë viteve të recesionit ekonomik. Mungesat e karburantit po i përkeqësojnë gjërat. Shitësit që blejnë mallra tek fermerët, nuk mund të gjejnë naftë për t’i transportuar ato në qytete.

Një prej fermerëve, u shpreh:

Si mund të korrim perimet tona nëse mund të blejmë vetëm 15 litra benzinë? Kjo nuk është e mjaftueshme për të shkuar në fusha dhe për t'u kthyer në qendrën e grumbullimit. Nëse njerëzit nuk hanë,situata do të përkeqësohet.

Edhe pse fermerët po përpiqen të shpërndajnë prodhimet e tyre, rrjetet e supermarketeve thonë që mund të kenë mall të magazinuar për të përballuar vetëm 2-3 javë. Disa impiante të përpunimit të ushqimit janë duke kufizuar prodhimin sepse punëtorët nuk mund të shkojnë në punë për shkak të mungesës së karburantit.Në zonat rurale, prodhimi i ushqimit po preket gjithashtu.

Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit