Lëkundje të lehta tërmeti në afërsi të Burrelit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 18:41

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në afërsi të Burrelit.

EMSC raporton se tërmeti ka qenë i lehtë, me magnitudë 3.1 sipas shkallës Rihter, dhe me thellësi fokale 2 km.

Epiqendra e lëkundjeve ka qenë 11 km në jug-lindje të Burrelit dhe 31 km në veri-lindje të Tiranës.

Lëkundjet e lehta u regjistruan rreth orës 18:13.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit