Greqi/ Shënohet rasti i parë me koronavirus në kampet e azilkërkuesve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 19:18

Greqia raportoi 102 raste të reja të koronavirusit.

20 prej tyre ishin pushues të një kriociere dhe një prej të infektuarve ishte një grua azilkërkuese që qëndronte në një kamp.

Autoritetet thanë që po përpiqeshin të zbulonin se ku ishte infektuar gruaja, e cila vetëm pak ditë më parë ishte në spital.

Ajo kishte qenë në një kamp migrantësh në territorin grek në të cilin ka rreth 2.500 njerëz. Askush tjetër në kamp nuk ka rezultuar pozitiv ndaj testit të Covid 19.

Autoritetet greke zbulojnë:

Kampi ka një zonë izolimi për pacientët me koronavirus.Po mundohemi të zbulojmë ku mund të jetë infektuar gruaja dhe çfarë kontaktesh ka pasur. Deri më tani, nuk ka të infektuar të tjerë në kamp, por ata do të ri-testohen pas disa ditësh.

Greqia deri më tani ka 1.314 të infektuar dhe 49 viktima.

Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit